Lecce ka marr një vendim të rëndësishëm për Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën

Ramadani e Berisha

Mesfushorët shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, pritet të vazhdojnë edhe këtë sezon te Lecce, pavarësisht disa spekulimeve për largim.

Sipas “Pianeta Lecce”, një medium i afërt me klubin italian, trajneri Eusebio Di Francesco i ka të dy lojtarët në planet e tij për edicionin e ri të Serie A.

Për Ramadanin kishte pasur interesim konkret nga skuadra saudite Al Ain në fund të muajit të kaluar, por oferta nuk u konkretizua dhe tashmë edhe vetë lojtari nuk po e mendon më largimin nga Italia.

ylber ramadani

Ndërkohë, Medon Berisha, i cili është vetëm 21 vjeç, ka kontratë afatgjatë me klubin – deri në vitin 2028 – dhe shihet si pjesë e rëndësishme e projektit të së ardhmes.

Ramadani, 29 vjeç, ka kontratë me Leccen deri në qershor të vitit 2025 dhe sezonin e kaluar ishte ndër titullarët më të qëndrueshëm të ekipit.