Liga e Parë: derbi i madh në Gjakovë, zhvillohen të gjitha duelet e javës së pestë

Liga e Parë
Liga e Parë

Kategoria e parë e futbollit kosovar rikthehet nesër me të gjitha ndeshjet e javës së pestë, që do të luhen në të njëjtin orar, nga ora 16:00. Kurse sot janë zhvilluar dy duele, Tefik ÇangësVjosa 3-1, dhe Besa – Prizreni 1-1.

Për Tefik Çangën shënuan Lone Dintwa, Muça dhe Bilalli, ndërsa për Vjosën, Ardit Hasani. Me këtë fitore ferizajasit po tregojnë formë të lartë, ndërsa skuadra nga Shtimja mbetët me vetëm një pikë të fituar nga java e kaluar me Lirinë (1-1). Ndërsa për Besën shënoi Fatlum Gashi dhe për Prizrenin  Ylli Myrtezani.

Kurse në ndeshjet e nesërme, në dy përballje të veçanta do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin ART Sport. Në Ferizaj do të luhet sfida DinamoFeronikeli, ndërsa në kryeqytet po përballje interesante do të jetë ajo mes Ramiz Sadikut dhe Trepçës ’89.

Megjithatë, vëmendja më e madhe pritet të jetë në Gjakovë, aty ku Vëllaznimi do të presë Trepçën në një derbi të vërtetë të Ligës së Parë. Ndeshja shihet si kryesore e javës, jo vetëm për rivalitetin historik mes dy skuadrave, por edhe për rëndësinë që ka në garën për kreun e tabelës.

Një tjetër sfidë me peshë do të zhvillohet në Pejë, ku Rilindja 1974 do të përballet me Vushtrrinë. Vendasit deri tani kanë regjistruar vetëm një fitore, ndërsa mysafirët kanë siguruar dy fitore dhe dy barazime, duke u paraqitur më bindshëm në këtë fillim kampionati.

LIGA E PARË – JAVA 5

liga e parë - java 5