Kosovë – Slloveni: Ndeshje me intensitet, por pa gola

Kosovë - Slloveni
Kosovë - Slloveni

Ndeshja  mes Kosovës dhe Sllovenisë u karakterizua nga ritmi i lartë dhe, por përfundoi pa gola. Të dyja skuadrat u treguan të organizuara në mbrojtje, ndërsa rastet për të zhbllokuar rezultatin nuk munguan.

Raste të humbura dhe mbrojtje të forta

Në minutën e 84-të, Benjamin Sheshko për pak sa nuk kaloi Slloveninë në epërsi, me një goditje me kokë që kaloi ngushtë pranë shtyllës së majtë. Më herët, në minutën e 69-të, Vedat Muriqi ishte pranë golit për Kosovën, por një mbrojtës slloven ndërhyri në vijën fatale për ta shpëtuar ekipin e tij.

Portieri Arijanet Muriqi u tregua vendimtar në minutën e 39-të, duke ndalur një goditje të rrezikshme të Sheshkos. Edhe portieri slloven Jan Oblak u angazhua disa herë për të ndalur krosimet e rrezikshme të Florent Muslijës dhe lojtarëve të tjerë kosovarë.

Gjyqtari italian Marco Guida ndëshkoi me karton të verdhë disa lojtarë për ndërhyrje të ashpra, përfshirë Timi Elsnik, Svit Sešlar dhe Fidan Aliti.

Statistika dhe zhvillime të tjera

Sllovenia dominoi posedimin e topit në disa faza të ndeshjes, ndërsa Kosova u përpoq të shfrytëzonte kundërsulmet. Në minutën e 74-të, u raportua një statistikë interesante: vetëm një gjuajtje në portë nga të dyja ekipet deri në atë moment.

Në fund, u shtuan katër minuta lojë shtesë, por asnjëra skuadër nuk arriti të bëjë diferencën.

Momentet me të rëndësishme:

KOSOVË – SLLOVENI 0-0

88′ Zhegrova dhe Sadriu aktivizohen në vend të Muslisë dhe Gallapenit.

81′ Pas këndores, harkimit, kthimit të topit para portës në afërsi dhe gjuajtje e Sheshos pak mbi traversë. Sonte jemi me fat.

80′ Hajdari gabon, Hajdari vet e permisën, bllokon gjuajtjen e Sheshkos.

77′ Dalim Muriqi dhe Rrahmani – aktivizohen Rashica dhe Asllani.

76′ Muriç lëshon portën gati në fund të zonës nga e djathta, dëbon topin dhe rrezikun. I jashtëzakonshëm. Tanët janë duke luajtur dobët, sllovenët kanë iniciativë.

73′ Aro, Aro, Aro…shpëtimtar. Aksion i rrjedhshëm nga e majta, topi futet në zonë, gjuajnë sllovenët, Aro Muriç nga afërsia pret gjuajtje spektakulare!!!

69′ Duke se tanët po provojnë të marrin inicativë, dy situata të një aksioni brenda zonës, por topi bllokohet në dy rastet nga sllovenët.

50′ Berisha në vend të Rexhbeçajt, zëvendësimi i parë te tanët.

47′ Muslija nga e majta afër zonës nga gjuajta e lirë, gjuan jashtë pingules së kundërt.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë pa gola, Aro në superformë.

Aro Muriç
Aro Muriç

40′ Sërish Aro, lëshon zonën dhe intervenon larg portës së tij duke shkelmuar topin tutje para sulmuesit slloven.

38′ Aro Muriç shpëton gol të sigurt, Sheshko pranon top në krahun e majtë, futet në zonë, gjuan, pret Muriç, gjuajtja e kthyer përpak autogol, intervenon sërish Aro Muriç!

33′ Gnezda provon gjuajtjen brenda zonës, i pasaktë.

33′ Ka minuta që sllovenët po dominojnë

21′ Trysni e dardanëve, këndore.

12′ Harkim nga e djathta, Sheshko shkëputet e gjuan me kokë, por jashtë pingules së Muriç.

5′ Çfarë rasti nga tanët, krosim i Muslijës nga e majta, Vedat Muriqi e kthen, topi dukej qe po përfundonte në rrjetë, por pran pingules së djathtë të portierit slloven.

Kosovë - Slloveni
Kosovë – Slloveni
Kosovë - Slloveni
Kosovë – Slloveni
Kosovë - Slloveni
Kosovë – Slloveni

1′ Ka nisur ndeshja.

Një fitore eventuale sonte do të mbante gjallë ëndërrat e Kosovës për një kualifikim historik në Kampionatin Botëror.

Kosova starton me:

Muriq; I. Krasniqi, Hajdrari, Aliti, Gallapeni; Vojvoda, Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija; Alban Rrahmani, Vedat Muriqi

Sllovenia starton me:

Oblak; Brekalo, Bijol, Drkushiç, Karniçnik; Seslar, Gnezda, Elsnik; Stojanoviç, Gladisar, Sheshko

Të dyja ekipet vijnë në këtë ndeshje me ambicie të qarta për të siguruar pozitat në grupin kualifikues dhe pritet një duel me intensitet të lartë.

Kosovë - Sllloveni
Kosovë – Sllloveni