
Llapi dhe Besa sot në Podujevë në “Zahir Pajaziti” u takuan në miqësore përgatore, meqërast shënuan fitore skuadra vendase e Tahir Batatinës, 3-1.
Ndeshja miqësore testuese mes KF Llapit dhe FC Besa Pejës përfundoi me katër gola të shënuar. Në listën e realizesve për llapjanët u shënuan Hasan Hyseni, transferi i fundit nga Feronikeli, Erion Konjufca (21), i riu i promovuar nga Llapi U21 dhe Elvir Gashijani i cili ende është në pritje të ndonjë oferte serioze jashtë vendit.
Ndërsa skuadra pejane, rishtazi mirë e organizuar, në komumikim në rrjetët sociale e ka vlerësuar këtë takim si një mundësi të rëndësishme për të vëzhguar nga afër gjendjen fizike dhe formën e lojtarëve të saj, si dhe për të testuar potencialin e skuadrës para nisjes së sezonit të ri.
Llapi deri më tani ka zhvilluar disa miqësore, duke mposhtur 2 Korrikun, duke humbur nga Prishtinën e Re (0-1), ndërsa në ndeshjen e parë testuese ishte ndarë baras me Rilindjën 1974 (3-3).