Malisheva edhe pse u turpërua në aventurën evropiane – klubi ka fituar mijëra euro nga UEFA

FC Malisheva
FC Malisheva

Përkundër eliminimit të hershëm në raundin parakualifikues të Ligës së Konferencës, Malisheva ka arritur të përfitojë 325 mijë euro nga pjesëmarrja e saj e parë historike në garat evropiane.

Skuadra jonë u përball me Víkingur Reykjavík të Islandës, duke humbur në të dyja ndeshjet: 0-1 në Prishtinë më 10 korrik, dhe më pas 8-0 në ndeshjen e kthimit më 17 korrik në Islandë, për një rezultat të përgjithshëm prej 9-0.


Sipas strukturës së shpërblimeve nga UEFA, Malisheva ka përfituar

175.000 euro për pjesëmarrjen në kualifikime,

150.000 euro shtesë si bonus për eliminimin në këtë fazë.

Malisheva ne stervitje
Malisheva ne stervitje

Në total, 325.000 euro janë arkëtuar nga ky ndeshjet evropiane – një shumë që për buxhetin e klubit përfaqëson një ndihmë të rëndësishme për këtë sezon.