
Malisheva pas kthimit turpërues nga Islanda, së pari ka njoftuar për ndarjen me tërë shtabin teknik të skuadrës të prirë nga kryetrajneri Bekim Isufi. Ndërsa sot ka dhënë njoftimin se kanë filluar seancat stërvitore, por me cilin trener se?
Nuk është dhënë njoftim se kush po e udhëheq skuadrën në seancë stërvitore. Po ashtu, klubi nuk ka dhënë njoftim se çfarë ka ndodhur me Liridon Kukajn i cili së fundi kishte qenë ndihmës i Bekim Isufit.
Sidoqoftë, Kërlaçki ka njoftuar se skuadra e kaltër nga Kosova qëndrore i ka dhënë prioritet ish-trajnerit të Lirisë, prishtinasit, Leotrim Krasniqi. Por, ende nuk ka asnjë konfirmim që palët janë ulur për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit.