Mbrëmje surprizash në Champions: Qarabag përmbys, Brugge reziston, Pafos bën mrekullinë

C. Zvezda - Pafos 1-2
C. Zvezda - Pafos 1-2

Nata sotme solli gola spektakolarë dhe dramë me vendime të VAR-it. Qarabag përmbysi Ferencvarosin në Budapest me tre gola të mrekullueshëm, ndërsa Club Brugge mbijetoi ndaj një Rangers-i këmbëngulës pas një pjese të parë perfekte. Ndërkohë, Pafos nga Qipro shkroi historinë duke mposhtur Crvena Zvezdën në Beograd, në një ndeshje të mbushur me penallti, anulime golash dhe kartonë. Tri ndeshje, tre histori të ndryshme – por të gjitha me një mesazh: surprizat janë gjallë në futbollin europian.

Pafos trondit Crvena Zvezdën në Beograd

Pafos, pas Shahtarit ka befasuar Crvena Zvezdën në mes të Beogradit duke fituar 1-2 në një ndeshje dramatike. Skuadra qipriote me vetëm katër qipriot në radhët e saj, me Joao Correia hapi serinë që në minutën e parë, ndërsa Bruno dyfishoi me një goditje me kokë. Zvezda humbi penallti me Duarte, i cili më vonë shënoi për të ngushtuar diferencën. VAR-i anuloi një gol për Pafos dhe ndihmoi në akordimin e dy penaltive. Fitore historike për klubin qipriot në një përballje të zjarrtë.

Crvena Zvezda 1–2 Pafos

  • 0-1 Joao Correia (1’)

  • 0-2 Bruno (29’)

  • 1-2 Bruno Duarte (58’)

ferencvaros - qarabag
Ferencvaros – Qarabag 1-3

Qarabag përmbys Ferencvarosin në Budapest – Musa Qurbanly vendos spektaklin

Ferencvaros 1–3 Qarabag

  • 1-0 Barnabas Varga (29’)

  • 1-1 Marko Jankovic (50’)

  • 1-2 Kevin Medina (67’)

  • 1-3 Musa Qurbanly (85’)

Qarabag ka arritur një përmbysje të madhe ndaj Ferencvarosit në Budapest, duke fituar 1-3 pas një ndeshjeje intensive. Vendasit kaluan në epërsi me Vargën, por Jankoviç barazoi me një goditje të fuqishme nga distanca. Medina dhe Qurbanly vulosën fitoren për azerët me dy gola të bukur në pjesën e dytë, ndërsa një gol u konfirmua pas rishikimit të VAR-it. Fitore e merituar për Qarabag në një ambient të vështirë.

 

rangeres - brugge
Rangeres – Brugge 1-3

Club Brugge mposht Rangers në udhëtim – fillim perfekt dhe VAR në fund

Club Brugge siguroi një fitore të vlefshme 1-3 ndaj Rangers në transfertë, pas një fillimi të furishëm me tre gola në 20 minuta. Rangers reagoi në pjesën e dytë me dy gola, por VAR-i i anuloi golin e dytë. Brugge ruajti epërsinë pavarësisht presionit dhe kthehet në shtëpi me tre gola epërsi.

Rangers 2–3 Club Brugget

  • 0-1 Romeo Vermant (3’)

  • 0-2 Jorne Spileers (7’)

  • 0-3 Brandon Mechele (20’)

  • 1-3 Danilo Pereira (50’)