Meriton Korenica me CFR Cluj mposhtin Luganon e Amir Saipit portierit të Kosovës

Korenica dhe Saipi
Korenica dhe Saipi

Dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Meriton Korenica dhe Amir Saipi, ishin në qendër të vëmendjes në ndeshjen e mbrëmshme mes CFR Cluj dhe Luganos ku më të suksesshëm nga dueli dulën skuadra rumune nda dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm, 1-0.

Meriton Korenica
Meriton Korenica në mes me flamurin e ekipit

Meriton Korenica, titullar për CFR-në, u dallua për shpërthimet në mesfushë dhe qartësinë në aksione. Ai pati një goditje të rrezikshme në pjesën e parë, ndalur vetëm nga pritja e portierit Asipi. Me dy pasime kyçe dhe një karton të verdhë për ndërhyrje të fortë, Korenica dëshmoi luftë, teknikë dhe stabilitet.

Meriton Korenica
Meriton Korenica

 Në krahun tjetër, Amir Saipi ruajti portën e Luganos të paprekur gjatë 90 minutave. Me disa ndërhyrje të sakta dhe kontroll të zonës, portieri kosovar tregoi pse është zgjedhja e parë edhe për Kosovën. Ai nuk pati faj në golin e vetëm të ndeshjes, që erdhi në kohën shtesë.

Amir Saipi
Amir Saipi

Për Kosovën, të dy lojtarët janë figura kyçe: Saipi ka fituar besimin në portë pas debutimit kundër Lituanisë, ndërsa Korenica është motor i mesfushës kreative të CFR Cluj.

Të dy pritet të jenë në qendër të planeve të trajnerit për ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses. Forma që po shfaqin në Europë është sinjal pozitiv për ekipin kombëtar dhe selektorin, Foda.

Amir Saipi
Amir Saipi