
Një roveshatë spektakolare e sulmuesit vendosi ndeshjen pas golave të Baschirottos dhe barazimit të përkohshëm të Pavloviqit.
Befasi e madhe në “San Siro”, ku debutimi i Massimiliano Allegrit në pankinën e Milanit u shndërrua në makth.
Cremonese fitoi 2-1 falë golit të Baschirottos (pas një gabimi të Pavloviqit) dhe perlës së pjesës së dytë nga Federico Bonazzoli, i cili realizoi një roveshatë të jashtëzakonshme për të mposhtur Maignan.
Në mes erdhi barazimi i pavlefshëm i Pavloviqit, pas një krosimi perfekt të Estupinjanit.
Në xhiron e dytë Milani është mysafir i Lecces, ndërsa më pas pret Bolognan, e cila sonte u mposht nga Roma në “Olimpico”, 1:0.
Gasperini debuton me fitore, Roma merr tri pikë ndaj Bolognas!