Paralajmërohen ndryshime të mëdha në VAR

#image_title

Futbolli mund të përballet me ndryshime të rëndësishme në rregulla para Kupës së Botës 2026, pasi Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) po konsideron zgjerimin e ndjeshëm të rolit të VAR-it.

Sipas gazetës The Times, propozimet e reja parashikojnë që VAR-i të ketë mundësi të shqyrtojë më shumë incidente të bazuara në fakte, si gabimet në dhënien e goditjeve nga këndi dhe kartonët e dytë të verdhë, të cilat aktualisht nuk janë nën kompetencën e tij.

Gjithashtu, pritet që të hiqet mundësia e rikuperimit apo e goditjes së dytë pas penalltisë, që do të thotë se nëse një lojtar humbet penalltinë gjatë lojës (jo gjatë goditjeve pas përfundimit të ndeshjes), nuk do të ketë një mundësi të dytë, pavarësisht se ku përfundon topi.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është përmirësimi i qëndrueshmërisë së vendimeve gjatë ndeshjes, megjithatë, ekziston rreziku që ato të sjellin vonesa shtesë në zhvillimin e lojës.

Diskutimet mbi këto propozime kanë nisur tashmë dhe nëse miratohen në mbledhjen e ardhshme vjetore të IFAB-it, rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 qershori 2026. Ky hap ka ngjallur shqetësime te disa tifozë që frikësohen për ndërprerje të mëtejshme gjatë lojës.