
Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij.
Ky vendim vjen pas humbjes së thellë 3–0 në derbin ndaj Tiranës, që kulmoi një fillim të dobët të kampionatit për “Demat e Kuq”.
Pas vetëm gjashtë javësh në Superiore, Partizani ka regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje, duke grumbulluar vetëm 4 pikë — vetëm dy më shumë se Flamurtari, që mban vendin e fundit me 2 pikë.
Klubi thekson se vendimi është marrë pas një analize të detajuar mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës, me synimin për të rikthyer sa më shpejt frymën fituese dhe stabilitetin brenda ekipit.