Pas eliminimit nga Dinamo, Hajduku kërkon me ngulm futbollistin e skuadrës tiranase!

ilir daja
Ilir Daja

Pas eliminimit të Hajdukut nga Dinamo City i Tiranës në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, mediat afrikane raportojnë se klubi nga Spliti është seriozisht i interesuar për një lojtar të klubit shqiptar.

Bëhet fjalë për Karamba Gassama (20 vjeç), mesfushor nga Gambia, përcjellë “Kërlaçki”.

Ai nuk luajti në ndeshjen e parë në Split, por u dallua në takimin e kthimit në Tiranë deri në minutën e 70-të, kur u zëvendësua.

Sipas Transfermarkt, vlera e Gassamës është rreth 260 mijë euro.

Portali Footy Africa, me titullin “Gjiganti kroat ndjek Karamba Gassamën”, shkruan për interesimin e Hajdukut.

“Klubi e ka ndjekur për disa muaj, por paraqitja e tij mbresëlënëse në eliminimin e Hajdukut në kualifikimet për Ligën e Konferencës e ka shtuar më shumë interesin. Megjithatë, Gassama nuk ka ngut për t’u larguar. Ai është i përqendruar në arritjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës me ekipin e tij. Një ecuri e suksesshme në këto kualifikime mund ta shtyjë të qëndrojë në Shqipëri të paktën edhe për një sezon tjetër”, shkruan mes tjerash mediumi afrikan.

karamba gassama
Karamba Gassama