
Sulmuesi Akileu Ndreca nuk është më pjesë e FC Prishtinës. Klubi bardhekaltër ka bërë të ditur se, për arsye personale të lojtarit, është ndërprerë bashkëpunimi mes palëve.
Ndreca, 24 vjeç, iu bashkua Prishtinës më 15 qershor, pasi u transferua nga Tirana.
Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet zhvilloi shtatë ndeshje zyrtare – katër në garat evropiane dhe tri në Superligën e Kosovës.
“Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij. E falënderojmë për kontributin gjatë kohës së kaluar në klub dhe i urojmë suksese në karrierë. Faleminderit dhe suksese, Akileu!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Qendërsulmuesi më herët ka qenë pjesë edhe e disa skuadrave italiane si Mestre, Ravenna, Clodiense dhe Montebelluna.
