Prishtina përballet sonte me Brussels Basketball në Belgjikë

KB Prishtina
KB Prishtina

Skuadra e Sigal Prishtinës do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës ENBL, ku do të përballet me ekipin belg Brussels Basketball. Takimi do të luhet në “Complexe Sportif de Neder-Over-Heembeek” në Bruksel, me fillim nga ora 20:30.

KB Prishtina
KB Prishtina

Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Gimle Basket të Norvegjisë, me rezultat 90-79, bardhekaltrit synojnë të vazhdojnë me formën pozitive edhe në këtë sfidë të radhës.

Në përbërjen e Prishtinës për këtë takim rikthehen kapiteni Jetmir Lekndreaj dhe Dion Haxhosaj, të cilët pritet të jenë të gatshëm për trajnerin Michalis Kakiouzis.

Kujtojmë se në përballjen ndaj Gimle Basket, më efikas për Prishtinën ishte amerikani Burns me 30 pikë, i ndjekur nga Bailey dhe Polloshka, të cilët dhanë gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës.

Ndërsa klubi belg paraqitet në ndeshjen e parë të këtij edicioni në ENBL.

KB Prishtina
KB Prishtina