Rastet dhe golat: Gjilani shënoi i pari, Ballkani barazoi me super gol

Gjilani - Ballkani

Në ndeshjen hapëse të javës së parë të AlbiMall Superligës, Gjilani dhe Ballkani ndanë pikët me një barazim 1–1 në stadiumin ndihmës të Gjilanit.

Gjilani kaloi në avantazh prej 1-0 në minutën e 30-të me penallti të shfrytëzuar nga Al,ir Aganspahiç, rezultat i cili mbylli pjesën e parë.

Ballkani barazoi në minutën e 66-të me një gjuajtje të fuqishme të Marsel Ismajlgecit.

Pjesa e dytë pati raste nga të dyja skuadrat, por portierët Laroshi dhe Iljazi mbajtën rezultatin.

Ndeshja përfundoi 1–1, duke reflektuar balancën mes dy rivalëve të fortë të Superligës.