Rey Manaj transferohet te Sharjah FC me një kontratë të majme

Rey Manaj

Rey Manaj është shumë pranë transferimit në Lindjen e Mesme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pritet të zyrtarizohet si futbollist i ri i Sharjah FC, skuadër që garon në elitën e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sharjah ka arritur marrëveshje me Sivasporin për kartonin e tij, me një shumë që kap vlerën e rreth 2 milionë eurove.

Manaj kishte edhe një vit kontratë me klubin turk, por rënia nga elita dhe mosmarrëveshjet e fundit mes palëve përshpejtuan largimin.

rey manaj
rey manaj

Ajo që tërheq vëmendjen është paga e lartë që do të përfitojë sulmuesi shqiptar në ekipin e ri. Ai pritet të arkëtojë 2.5 milionë euro neto në sezon, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar të Kombëtares kuqezi – përkrah emrave si Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku.

Te Sharjah, Manaj do të gjejë edhe mesfushorin shqiptar Fetah Fetahi, që aktivizohet prej disa muajsh me këtë skuadër.