Ricky Rubio: Bota duhet të ndalet për Gazën

ricky rubio
Ricky Rubio

Basketbollisti i njohur spanjoll, Ricky Rubio, ka bërë një deklaratë të fortë para nisjes së sezonit të ri të kampionatit spanjoll, duke thënë se “bota duhet të ndalet” për shkak të vrasjeve të fëmijëve në Rripin e Gazës.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të ndjeshëm ndaj këtyre njerëzve që po vuajnë” – tha 34-vjeçari katalanas gjatë një takimi me mediat në ditën e hapur për gazetarët.

Rubio, aktualisht lojtar i klubit katalanas Joventut Badalona, ka fituar me Spanjën një titull kampion bote dhe dy tituj kampion Europe. I pyetur nëse ekipet izraelite duhet të përjashtohen nga garat evropiane, ai u shpreh qartë: “Ajo që po ndodh është shumë më e madhe se një çështje sportive. Këtu bëhet fjalë për fëmijë që po vriten. Është e vështirë të kuptosh se si ne vazhdojmë jetën sikur nuk po ndodh asgjë.”

“Bota duhet të ndalet” – shtoi ai me emocion.

“Ne si popull mund të ngremë zërin, por nëse ata më lart nuk veprojnë… Duhet të pozicionohen ata që kanë pushtetin, që të na ndihmojnë. Secili nga ne duhet të japë kontributin e vet”, deklaroi Rubio, fitues i Euroligës me Barcelonën në vitin 2010.

Rubio, që ka luajtur në NBA me Minnesota Timberwolves, Utah Jazz, Phoenix Suns dhe Cleveland Cavaliers, nuk është i vetmi në klubin e tij me këtë qëndrim. Trajneri i Joventutit, Dani Miret, u shpreh: “Është e vështirë të shpjegosh se si një vend që është në mes të një konflikti të tillë mund të marrë pjesë në mënyrë normale në aktivitetet sportive. Në sportin ndërkombëtar duket se të gjithë duhet të heshtin. Nuk ka kuptim që të mbyllim sytë.