
Debutim i suksesshëm në ndeshje zyrtare për dy përforcimet e reja të kuqezinjve, Baboucarr Gaye dhe Imran Fetai, të cilët u paraqitën për herë të parë me fanellën e Shkëndijës në sfidën e parë të eliminatoreve të UEFA Champions League kundër The New Saints, shkruan Shkëndija, përcjellë Kërlaçki.com

Ndonëse takimi u mbyll pa fitues dhe pa gola (0:0), skuadra tetovare ka lavdëruar dy ardhjet në këtë afat kalimtar.
Portieri, Baboucarr Gaye, 27 vjeç, para Shkëndijës kishte luajtur nëpër disa skuadra, të njohura si Arminia Bielefeld, RW Koblenz, Lokomita Sofia, kurse së fundi ishte pjesë e skuadrës shqiptare nga Ohëri, Voska Sport.
Ndërsa, mbrojtësi qendror Imran Fetai, 22-vjeç në Shkëndijë është transferuar nga Besa e Dobërdolit, skuadër kjo që pas rënies nga kategoria e parë e futbollit në Maqedoni vendosi të shuaj aktivitetin. Më parë, Fetai është paraqitur edhe për skuadra tjera në Maqedoni, si Tikvesh Kavadarci edhe Gostivari.
Be the first to comment