
Shkëndija ka reaguar pas shortit të UEFA Conference League, ku do të përballet me Dritën në një derbi shqiptar.
Klubi nga Tetova ka uruar kampionin e Kosovës për kualifikimin historik në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, përcjellë “Kërlaçki”.
Në një postim në rrjetet sociale, Shkëndija shkruan:
“Drita FC, urime kualifikimi në Conference League. Takohemi në Prishtinë, sepse bashkë i takojmë Evropës”.
Mesazhi i klubit reflekton respekt dhe rivalitet sportiv me Dritën.
Kundërshtarët e plotë të të dy skuadrave mund t’i mësoni në artikujt e mëposhtëm.