
Klubi i Shkëndijës ka shkruar historinë për herë të parë duke arritur në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Me kualifikimin e arritur sonte në raundin e tretë, Shkëndija ka siguruar një shpërblim financiar prej 550,000 euro nga UEFA, duke iu shtuar edhe 450,000 eurot e fituara nga pjesëmarrja në raundin e dytë, që e çojnë fitimin total në 1 milion euro, përcjellë “Kërlaçki”.
Në rast të eliminimit nga Karabaku në raundin e tretë, Shkëndija do të përfitojë edhe 260,000 euro shtesë për pjesëmarrjen në play-off-in e Ligës së Evropës.
Nëse skuadra eliminohet edhe në këtë fazë, klubi kuqezi do të sigurojë automatikisht pjesëmarrjen në fazën grupore të Ligës së Konferencës, një arritje e rëndësishme që përbën një shpërblim financiar prej 3.1 milionë euro për të gjithë klubet pjesëmarrëse në këtë fazë.
Shkëndija mëson kundërshtarin e raundit të tretë në Ligën e Kampionëve – nuk është i pakalueshëm!
Shkëndija eliminoi Steauan e Bukureshtit me rezultat të përgjithshëm 3:1, pas fitoreve 1:0 në Shkup dhe 2:1 në Bukuresht.
Në raundin e tretë skuadra nga Tetova takohet me Karabakun e Azerbajxhanit.
Ndërkohë, eliminimi i Steauas në këtë raund e vë përballë atë me kampionin e Kosovës, Dritën, në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Shkëndija mëson kundërshtarin e raundit të tretë në Ligën e Kampionëve – nuk është i pakalueshëm!