Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Serie A, Napoli dhe Como nuk arritën të gjenin golin, duke e mbyllur takimin 0:0, derisa mysafirët patën mundësinë më të mirë nga penalltia me Alvaro Moratan, i cili nuk shënoi.
Një detaj i veçantë gjatë penalltisë ishte skema taktike e përdorur nga trajneri i Comos, Cesc Fabregas.
Ai vendosi një lojtar në anën e shkurtër të zonës së penalltisë për të përfituar nga një pritje eventuale e portierit.
Kjo lëvizje që tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe analistëve të futbollit.
Sipas rregullave, një manovër e tillë lejohet, për sa kohë lojtari qëndron jashtë zonës së penalltisë, në distancë prej 9.15 metrash nga pika e goditjes, dhe mbetet pas pikës së goditjes. Kjo siguron që çdo ndërhyrje e mundshme të jetë e rregullt dhe e pranueshme nga arbitri.
Morata humbi penalltinë dhe ndeshja u mbyll pa gola.
                        
                
                            
                            
                
                            
                            
                            
                            
                            
                            
                            
                            