
Përfaqësuesja U18 e Spanjës në basketboll ka fituar titullin kampion të Evropës në një ndeshje dramatike kundër Francës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 82-81 në favor të spanjollëve, pas qëheroi i finales Guillermo del Pino shënoi tripikëshin vendimtar në sekondën e fundit të takimit.
🇪🇸 GUILLERMO DEL PINO PARERA
🔥🔥🔥La canasta que le vale el #Eurobasket U18 a Españapic.twitter.com/kAenSocYXB
— Gigantes del Basket (@GIGANTESbasket) August 3, 2025
Në fund, pasi rezultati shkonte në 81-79 për Francën, Spanja fitoi posedimin me vetëm 3 sekonda në dispozicion. Topi shkoi tek Del Pino, i cili shënoi një tripikësh të pabesueshëm, të njohur si “La Bomba”, për të siguruar fitoren 82-81.
Ky është titulli i parë që nga viti 2022 për Spanjën në këtë kategori. Franca kishte fituar për herë të fundit më 2016 me Frank Ntilikina në përbërje.
Ndërsa Spanja përfundoi kampionatin e pamposhtur, duke mposhtur Slloveninë, Belgjikën, Letoninë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë, Italinë dhe në finale Francën.