
Prej 4 deri më 10 gusht, Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë sërish do të jetë arenë e një ngjarjeje të rëndësishme të hendbollit.
Për shkak të besimit që ka fituar në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF) dhe Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Federata e Hendbollit e Kosovës çdo vit e organizon të paktën nga një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Këtë herë FHK-së i është besuar organizimi i Kampionatit Evropian (B) për hendbollistet deri në 17 vjet.
Do të garojnë tetë ekipe kombëtare: Kosova, Bullgaria, Britania e Madhe, Italia, Letonia, Finlanda, Izraeli dhe Ukraina. Ndeshjet e para janë të hënën e ardhshme, më 4 gusht, ndërsa finalja luhet të dielën, më 10 gusht.
Në Grupin A janë Finlanda, Kosova, Letonia dhe Bullgaria. Në Grupin B garojnë Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe. T
ë hënën janë ndeshjet Izraeli – Britania e Madhe (12:15), Italia – Ukraina (14:30), Finlanda – Letonia (16:45) dhe Kosova – Bullgaria (19:15).
Para ndeshjes së Kosovës është ceremonia hapëse e Evropianit.
