Tifoskena “debille” e Polonisë – sontë sërish atakojnë Kosovën dhe lëpijnë prapanicën serbe

tifozët e lech poznan
Tifozët e Lech Poznan

Tifozët polakë me mesazh provokues kundër Kosovës në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës.

Gjatë ndeshjes së raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdës, e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Poloni, tifozeria vendase ka shkaktuar reagime përmes një banderole kundër Kosovës.

Në stadiumin me kapacitet rreth 47 mijë vendesh, i mbushur pothuajse plotësisht, një pjesë e tifozëve të Lech Poznan shfaqën një pankartë me përmbajtje kundër pavarësisë së Kosovës, në mbështetje të Serbisë.

lech poznan - c zvezda
lech poznan c zvezda

Ky veprim vjen në vazhdën e një qëndrimi të përsëritur nga grupe të tifozëve polakë, të cilët – ndryshe nga qëndrimi zyrtar i shtetit polak – shfaqin simpati për narrativat nacionaliste dhe shoviniste serbe. Polonia, në fakt, e njeh zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës dhe është një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

Paradoksi qëndron në faktin se, megjithëse pjesa më e madhe e shoqërisë dhe politika zyrtare polake janë të pozicionuara fort kundër Rusisë dhe përkrah Ukrainës – që shpesh përkthehet edhe në distancim nga Serbia për shkak të lidhjeve të saj me Moskën – tifozeria e saj mbetet e lidhur me ideologji nonsense që mbështesin Serbinë dhe sulmojnë Kosovën.

Ky qëndrim i tifozerisë është kritikuar shpesh si kontradiktor dhe i pakuptimtë, sidomos në një kontekst ku Serbia vazhdon të mbajë qëndrime proruse dhe kundër aspiratave euroatlantike të vendeve si Kosova dhe vetë Polonia.

Në fund, rezultati 1-3 përgjigja më e mirë për “lëpirjen”.