
Klubi i Futbollit Tirana ka zyrtarizuar ndryshimin në stolin bardheblu. Pas një takimi me drejtuesit, është vendosur që bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile të ndërpritet, ndërsa në vend të tij është emëruar italiani Roberto Bordin.
Bordin, me një karrierë të gjerë si trajner, ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë. Ai vjen në krye të Tiranës me synimin për të forcuar skuadrën dhe për të përmbushur objektivat e klubit në kampionatin shqiptar.
Në stafin teknik do të jetë edhe Marco Veronese, i cili do të mbajë rolin e zëvendës trajnerit. Veronese ka një eksperiencë të gjatë në futbollin italian dhe ndërkombëtar, ndërsa ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare si ndihmës i Gianni De Biasi gjatë periudhës së kualifikimit historik në Euro 2016.
Nga ana e tij, KF Tirana falënderoi Vangjel Milen për punën dhe korrektësinë e treguar, duke theksuar se ndarja është bërë me mirëkuptim mes palëve.
Tirana në dy ndeshjet e para të Albissnet Superiores ka vetëm një barazim pa gola me Bylis dhe një humbje me Vorën 3-1.