Turpërohemi nga “Superfuqia” e basketbollit, Islanda: 40-100!

U16: Kosova - Islanda 40-100!
U16: Kosova - Islanda 40-100!

Përfaqësuesja e Kosovës U16 në basketboll ka përfunduar në mënyrën më të hidhur fazën e grupeve në Eurobasket 2025, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Gjyltekin Selimi u turpëruan para syve të publikut, duke u shkatërruar nga Islanda me rezultat tronditës 100:47 (25:14, 19:14, 25:8, 31:11).

u16 kosova - islanda 40-100
u16 kosova islanda 40-100

Skuadra nordike dominoi nga minuta e parë deri në fund, duke fituar bindshëm çdo çerek dhe duke i lënë djemtë tanë pa asnjë përgjigje. Edhe pse Dardanët tentuan të mbaheshin në lojë në dy periodat e para, pjesa e dytë ishte një katastrofë e vërtetë: humbje 25:8 në çerekun e tretë dhe 31:11 në atë të fundit.

Ky rezultat nuk është thjesht një humbje – është një sinjal alarmi për nivelin e përgatitjes, organizimit dhe cilësisë së lojës. Përballë një Islande që nuk renditet në elitat e basketbollit botëror, Kosova u dorëzua pa rezistencë, duke treguar boshllëqe serioze në strategji, disiplinë dhe motivim.

Me këtë disfatë, Kosova e mbyll me turp fazën e grupeve dhe do të luajë vetëm për vendet e plasmanit. Nëse nuk merren masa urgjente në stërvitje, planifikim dhe përzgjedhje të lojtarëve, rezultatet e tilla rrezikojnë të bëhen normë, duke zbehur çdo shpresë për progres në basketbollin kosovar.

u16
gjyltekin selimi