U21: Kosovë – Spanjë, 1-2

Kosova U21
Kosova U21

Është ky dueli i dytë kualifikues për Euro 2027, ndërdsa në ndeshjen e parë barazuam ndaj Rumaninë në Iasi, 0-0.

Në minutën e 70-të Bravo ka shënuar për epërsinë e spanjollëve, ishte me fat, një gjuajtje e lehtë prej njërit futbollist mysafir, dhe Bravo vetëm ia ndërroi kahun për 1-2.

Aksion i mirë i “Dardanëve”, rezulton me golin e bukur të sulmuesit të Llapit, Arianit Hasani në minutën e 22-të.

Spanjollët vijnë deri te epersia e shpejtë në minutën e 10-të, e pabesueshme por pësojmë në kundërzbritje dhe rrëshqitjes dhe pas aksionit të mirë në fund shënon Roca. Paraprakisht, Hasani kishte një gjuajtje jashtë pran pingules.

Fishkëllehet himni spanjoll, ndërsa nga mbrapa tribunës veriore flutuar edhe dy petarde jehona e të cilave kumboi fortë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

franco foda
franco foda

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani në formacionin bazë ka aktivizuat tre lojtarë nga kampionati kosovar, Sadriun nga FerizaJ, Jasharin nga Drenica dhe Hasanin nga Llapi.

Formacioni startues:
Kosova: 1. Seji – 23. Sadriu – 5. Mavraj – 15. Shala – 13. Parduzi – 7. Jashari – 20. Gashi – 6. Ademi – 17. Hasani – 22. Bujupi – 10. Frokaj

Zëvendësues:
Gjokaj, Berisha, Imeri, Lleshi, Muqaj, Sahitaj, Talla, Vokrri, Xhylyni
Trajner: Afrim Tovërlani

Spanja: 23. Astralaga – 17. Ortiz – 4. Simo – 5. Gasiorowski – 20. Obrador – 10. Lopez – 16. Chema – 8. Mendoza – 11. Roca – 7. Garcia – 12. Mayenda

Zëvendësuesit:
13. Esquivel – 9. Bravo – 15. Canales – 22. Garcia P. – 19. Guiu – 6. Hernandez – 21. Nino – 14. Ramon – 18. Valle

Trajner: Santi Denia Gordo