UEFA e bën zyrtare: Serbia – Shqipëria në Leskovc

leskovc
Leskovc

UEFA ka zyrtarizuar se përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, nuk do të zhvillohet në Beograd siç ishte planifikuar, por në Leskovc – 100 kilometra larg Prishtinës.

Sfida ishte parashikuar të luhej në “Rajko Mitić”, por autoritetet serbe dhe UEFA e zhvendosën në qytetin jugor, por mendohet se ky ka qen vendim i presidentit te Serbisë, Aleksander Vuçiç. Protesta gjithnjë e më të mëdha në pjesët e territorit serb, ndërsa Serbia jugore konsiderohet më e qetë në këtë aspekt.

Takimi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve shqiptarë, ndërsa stadiumi ka kapacitet prej 8.000 vendesh.

Shqipëria pas pesë takimeve ka 8 pikë dhe synon të mbajë ritmin drejt Botërorit. Serbia ka 7 pikë me një ndeshje më pak dhe kërkon të përfitojë nga fusha e saj për të kaluar kuqezinjtë në renditje.