Vedat Muriqi rinovon me Mallorcën, nënshkruan deri në vitin 2029

#image_title

Vedat Muriqi ka zgjatur bashkëpunimin me RCD Mallorca, duke firmosur një kontratë të re deri në vitin 2029.

Sulmuesi ynë iu bashkua klubit në janar të vitit 2022, fillimisht si huazim, në një periudhë të vështirë kur Mallorca po luftonte për mbijetesë në La Liga.

Me përkushtimin dhe golat e tij, Muriqi dha një kontribut vendimtar në qëndrimin e skuadrës në elitën e futbollit spanjoll dhe fitoi menjëherë simpatinë e tifozëve. Po atë verë, klubi vendosi ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Në tre sezone e gjysmë me Mallorcën, Muriqi ka zhvilluar 118 ndeshje zyrtare, duke realizuar 35 gola dhe dhënë 11 asistime – një bilanc që e konfirmon si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

“Mbi të gjitha, ndiej krenari dhe kënaqësi. Është një nder të vazhdoj ta jetoj këtë ëndërr me këta njerëz këtu dhe të vazhdoj të rritem me ta. Kjo është arsyeja pse jam i emocionuar që do të jem me Mallorcën për dy vjet të tjera”.

“Pa dyshim, të vij këtu është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Mallorca, për mua, është ëndrra më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Dhe nuk do ta ndryshoj këtë”, ka thë Muriqi.