Vëllaznimi surprizon Feronikelin, Bleon Sekiraqa shkëlqen në debutim

Bleon Sekiraqa
Bleon Sekiraqa

Vëllaznimi ka nisur sezonin me një fitore të madhe, duke mposhtur Feronikelin – njërin nga favoritët kryesorë të kampionatit. Protagonist në këtë sukses ishte mesfushori Bleon Sekiraqa, i cili dha një paraqitje mbresëlënëse në derbin e javës së parë.

Sekiraqa, mesfushori ofensiv i krahut, dikur një nga talentët më premtues nga Shkolla e Futbollit FC Prishtina dhe që kishte qenë edhe në prova te Greuther Fürth në Gjermani, më në fund po rikthen shkëlqimin e tij në fushë. Ai debutoi me ekipin e parë të Prishtinës para se të mbushte 18 vjeç, por më pas karriera e tij mori një rrjedhë më të paqëndrueshme, duke kaluar në disa skuadra si Ballkani, Malisheva, Drenica, Trepça ’89 dhe së fundmi, Prishtina e Re.

Në ndeshjen ndaj Feronikelit, Bleoni shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, duke dëshmuar se Vëllaznimi nuk ka gabuar që i ka besuar. Sfida e radhës për të mbetet vazhdimësia – me punë, përkushtim dhe seriozitet në stërvitje e në ndeshje. Talenti nuk i mungon, tashmë gjithçka varet nga përkushtimi i tij.