
Dy penallti të Kylian Mbappé i siguruan Real Madridit fitoren 2-1 ndaj Olympique de Marseille në startin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke ruajtur rekordin perfekt kundër francezëve.
Marseille kaloi në epërsi në minutën e 22-të me Timothy Weah pas një gabimi të Arda Güler, por Mbappé barazoi shpejt nga penalltia.
Real dominoi me raste të shumta, ndërsa Rulli u dallua me pritje vendimtare.
Në pjesën e dytë Carvajal u ndëshkua me karton të kuq, por një tjetër penallti e fituar nga Vinícius u shndërrua në gol nga Mbappé për 2-1.
Courtois ndali tentativat e fundit të Greenwood dhe Real nisi kampanjën evropiane me fitore.
KYLIAN MBAPPE GOAL
Real Madrid 1-1 Marseille pic.twitter.com/qio51dy2ys
— TM7🇵🇹 (@totalmadrid7) September 16, 2025
WEAH SCORES FOR MARSEILLE!
REAL MADRID 0-1 MARSEILLE!pic.twitter.com/52uAeKwY6D
— Curiosities Foot (@CuriositiesFoot) September 16, 2025