Vjosa regjistron fitoren e parë në Ligën e Parë – Shala: Jemi vetëm në 40% të potencialit

burim shala
Burim Shala

FC Vjosa ka marrë fitoren e parë në Ligën e Parë të Kosovës, duke mposhtur KEK-un me rezultat bindës 3-0 në Shtime, në ndeshjen e javës së 7-të. Pas takimit, trajneri Burim Shala u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se ekipi po rritet gradualisht.

vjosa
vjosa

“Ky ishte një takim me rëndësi të veçantë, pasi kemi kaluar disa xhiro jo të mira. Arsyet kryesore kanë qenë mungesa e përgatitjes fizike dhe faza e komponimit të skuadrës, pasi kemi marrë rreth 20 lojtarë të rinj që duhej të ambientohemi mes veti.

Tani kemi ardhur në një pikë ku shihen përmirësime në aspektin fizik dhe ekipi është komponuar mjaft mirë. Jam i sigurt që KF Vjosa është vetëm në 40% të potencialit të saj,” deklaroi Shala për Kërlaçki.

Fitorja ndaj KEK-ut i jep frymëmarrje Vjosës, që megjithatë mbetet në zonën e rrezikut në tabelë, por tashmë me një motivim shtesë për të vazhduar ngjitjen. Në javën e 8-të, skuadra ka udhëtim të vështirë në Vushtrri, të cilës deri dje, para Tefik Çangës, ishte ekipi i vetëm që i kishte shkaktuar humbje në Ligën e Parë pas një viti gara.

festa pas ndeshjes
festa pas ndeshjes