
Albian Hajdari, mbrojtësi 2-vjeçar i FC Lugano, është bërë objektiv i rëndësishëm për Werder Bremenin.
Sipas gazetës gjermane BILD, klubi gjerman po kërkon të forcojë repartin e mbrojtjes dhe Hajdari është një nga kandidatët kryesorë.
Gjatë sezonit të kaluar, Hajdari ishte një nga lojtarët kyç të Luganos, me 40 paraqitje zyrtare. Ai ka luajtur kryesisht si qendërmbrojtës, por ka treguar fleksibilitet edhe si mbrojtës i majtë dhe mesfushor mbrojtës. Në mars të këtij viti, ai debutoi me kombëtaren e Zvicrës në një fitore 3-1 ndaj Luksemburgut.
Një transferim i mundshëm i tij mund të realizohet për vetëm 5 milionë euro, falë një klauzole lirimi, ndonëse vlera e tij aktuale në treg sipas Transfermarkt vlerësohet në 12 milionë euro. Megjithatë, Werder Bremen nuk ka gjeneruar ende të ardhura nga shitjet dhe mbetet e paqartë nëse mund të përballojë marrëveshjen pa largime paraprake nga skuadra.