Zhegrova te Juventusi, Ujkani: Një moment historik për të gjithë futbollin kosovar

Edon Zhegrova
Edon Zhegrova

Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi nuk është thjesht një transaksion i rëndomtë tregu. Për Samir Ujkani, ish-portieri dhe aktualisht zëvendës-drejtor sportiv i Kosovës, ky hap simbolizon një arritje historike për një komb dhe për futbollin e tij kombëtar.

Ujkani në një intervistë për Tuttosport, i cili e njeh nga brenda futbollin italian pas një karriere të gjatë në Palermo, Torino dhe Genoa, e vlerëson shumë sfidën që pret Zhegrovën. Në një bisedë për mediat italiane, ai e përshkroi sulmuesin si një talent të rrallë.

“Edon është një lojtar shumë i veçantë, një profil që mund t’i japë një drejtim të ri sezonit të një skuadre. Jam i bindur se, në formën aktuale, ai do të befasojë gjithë Italinë. Te Lille tregoi pjekuri dhe mentalitet të fortë, por Juventusi është një hap tjetër në karrierë”.

samir ujkani
samir ujkani

Sipas Ujkanit, rëndësia e këtij transferimi shkon larg përtej fushës së lojës.

“Kjo është, para së gjithash, një fitore për të gjithë Kosovën. Tregojmë se, pavarësisht sfidave, ne kemi kapacitetin të dalim në skenën ndërkombëtare me talente të nivelit më të lartë. Zhegrova do të jetë ambasadori i një gjenerate të tërë që ëndërron të shkëlqejë në futbolin evropian”.

Përveç interesimit të Juventusit, për talentin e Zhegrovës kishin treguar vëmendje edhe gjigantët e tjerë evropianë, si Real Madrid dhe Barcelona. Megjithatë, Ujkani e quan zgjedhjen e Juventusit të duhur.

edon zhegrova juventus

“Juventusi ofron ambientin ideal për rritjen e tij. Kjo do të jetë shkolla e përkryer ku ai do të përsoset dhe do të bëhet një emër i rëndësishëm jo vetëm në Serie A, por në të gjithë Evropën”, deklaroi Ujkani.