ZYRTARE: Llapi prezanton transferimin e radhës!

Llapi
Tahir Babatina - Llapi

Llapi ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit të krahut, Adem Maliqi, i cili do të veshë për herë të tretë fanellën bardhekaltër.

28-vjeçari kthehet në klubin e vendlindjes pas një edicioni të kaluar me FC Suharekën dhe tashmë është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore për sezonin e ri, përcjellë “Kërlaçki”.

Me eksperiencën dhe njohjen që ka për ambientin në Podujevë, Maliqi pritet të jetë një armë shtesë në repartin ofensiv të trajnerit, ndërsa klubi e pret me entuziazëm rikthimin e tij.

“Mirë se vjen aty ku zemra jote rreh më fort,” shkruan KF Llapi në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, duke theksuar lidhjen e veçantë mes lojtarit dhe klubit.

Llapi pritet të bëjë edhe disa transferime në afatin kalimtar.

adem maliqi
adem maliqi