
Futbollistja kosovare Qëndresa Krasniqi ka bërë një tjetër hap në karrierën e saj, duke u bashkuar me ekipin e njohur zviceran, Grasshopper.
Mesfushorja 31-vjeçare vjen nga FC Basel, ku për vite me radhë ka qenë njëra nga shtyllat e ekipit dhe ndër lojtaret më të spikatura të kampionatit zviceran.
Krasniqi konsiderohet si një ndër futbollistet më të mira që ka prodhuar ndonjëherë Kosova, ndërsa përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
View this post on Instagram
“Qëndresa është teknike, inteligjente në lojë dhe e njeh shumë mirë këtë ligë. Me eksperiencën që ka, do të sjellë ekuilibër dhe cilësi në skuadrën tonë,” ka deklaruar drejtori sportiv i Grasshopperit, Theo Karapetsas.
Përveç përvojës në Kosovë dhe Shqipëri, Krasniqi ka luajtur edhe për klube të tjera zvicerane si Yverdon, Aarau dhe Basel, duke ndërtuar një profil të lartë si njëra nga lojtaret më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare.