
Albian Ajeti ishte heroi i FC Baselit në fitoren 2:0 ndaj VfB Stuttgart, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Europa League. Ky ishte triumfi i parë i zviceranëve pas tri ndeshjeve pa fitore në Evropë, duke rikthyer besimin në kampin e kuqebluve.
🚨🇪🇺 | GOAL: ALBIAN AJETI OPEN STHE SCORING FOR BASEL!
Basel 1-0 Stuttgart. pic.twitter.com/SOXzGfeGhX
— TheGoalsZone ✨ (@TheGoalsZone) October 2, 2025
Vetëm pas tre minutash lojë, një gabim në mbrojtjen gjermane i hapi rrugën Ajetit, i cili u tregua i ftohtë para portës dhe shënoi për 1:0. Stuttgarti pati mundësi të barazonte në minutën e 35-të, por Ermedin Demiroviç dështoi nga penalltia – portieri Marwin Hitz priti me mjeshtëri.
Në pjesën e dytë, gjermanët shtuan presionin, me raste të mira nga Jamie Leweling dhe Badredine Bouanani, por gjithmonë pa fat në finalizim. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me një gol diferencë, doli në skenë Xherdan Shaqiri. Me një depërtim nga krahu, 33-vjeçari goditi fort nga afër dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2:0 në favor të Baselit.
🚨🇪🇺 | GOAL: MORITZ BROSCHINSK DOUBLES THE LEAD FOR BASEL! SHAQIRI WITH THE ASSIST!
Basel 2-0 Suttugart. pic.twitter.com/3mTONLOghx
— TheGoalsZone ✨ (@TheGoalsZone) October 2, 2025
Me këtë fitore, Baseli ndërpret serinë negative, ndërsa Stuttgarti pëson humbjen e parë pas tre fitoreve radhazi. Në ndeshjen e radhës, gjermanët do të kenë një provë të vështirë në Stamboll ndaj Fenerbahçes.
FC Basel and VfB Stuttgart fans clashing tonight!! 🇨🇭🇩🇪 pic.twitter.com/uF4neIqtKY
— Football Fights (@footbalIfights) October 2, 2025