Albion Rrahmani shënon super gol me akrobacion në fitoren e Sparta Pragës

Albion Rrahmani, feston golin

Sparta Praga ka fituar 3-2 ndaj Mlada Boleslav në xhiron e dytë të elitës çeke, me një paraqitje shumë të mirë nga sulmuesi shqiptar Albion Rrahmani.

Ishte minuta e 22-të kur Rrahmani realizoi një gol spektakolar me goditje akrobatike, duke kaluar ekipin e tij në epërsi. Ky ishte goli i parë i sezonit për të, një sinjal se problemet e sezonit të kaluar tashmë janë lënë pas.

Sulmuesi prishtinas u vlerësua me notën 8.1 nga SofaScore, ndër më të mirët në fushë, falë angazhimit dhe efikasitetit në sulm.

 

Rrahmani pritet të ketë një rol kyç në repartin ofensiv të Spartës këtë sezon, në një ekip me synime të qarta për titull dhe suksese në Evropë.

Në këtë takim, Ermal Krasniqi mbeti në bankën rezervë pa u aktivizuar.