Bashkimi e fillon kampionatin me fitore bindëse, mposhti thellë Vëllaznimin që luajti kryesisht me vendorë

KB BASHKIMI

Skuadra e Bashkimit triumfoi me rezultat të thellë 106:69 ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e zhvilluar në Prizren në kuadër të xhiros së parë të Superligës. 

Që nga fillimi, prizrenasit e morën kontrollin e lojës, duke fituar çdo periudhë dhe duke treguar superioritet në të dyja anët e parketit.

Vëllaznimi u paraqit kryesisht me lojtarë vendorë, gjë që ndikoi në ritmin dhe efikasitetin e skuadrës.

Te skuadra mysafire, Ziggy Ried u dallua me 26 pikë e 7 kërcime, ndërsa Atik Koshi shtoi 22 pikë e po ashtu 7 kërcime, por kontributi i tyre nuk mjaftoi për të ndalur Bashkimin.

Në anën tjetër, për Portokallezinjtë shkëlqeu TJ Brickerstaff me 24 pikë e 6 kërcime, duke udhëhequr ekipin drejt një fitoreje të sigurt në hapjen e sezonit.