BeH nis Eurobasketin me fitore bindëse ndaj Qipros

Adis Beçiragiq
#post_seo_title

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të Basketbollit, duke triumfuar bindshëm ndaj Qipros me rezultat 91:64.

cyp-bih
Qipro – Bosnja

Ekipi i drejtuar nga trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq dominoi nga fillimi, kryesisht falë paraqitjes së shkëlqyer të Jusuf Nurkiç, ndërsa lojtarët e tjerë si Edin Atiç, Aleksandar Laziç dhe Amar Gegiç dhanë gjithashtu kontribut të rëndësishëm. Në fund, debutimin me pikë e shënoi edhe 15-vjeçari Tarik Hrelja, duke marrë ovacione nga tifozët.

Përkundër mungesave të rëndësishme si Dzhanan Musa dhe Xavier Castaneda, përfaqësuesja e BeH tregoi forcë dhe disiplinë, duke hapur rrugën drejt objektivave në këtë turne.

Në ndeshjen e radhës, BeH do të kërkojë një tjetër fitore për të forcuar pozitat në grup.