
Superliga e Kosovës vazhdon të dielen me ndeshjet e javës së dytë, ku ekipet synojnë të konsolidojnë pozitat e tyre dhe të sigurojnë fitore të rëndësishme, për disa të parat.
Java e dytë sjell përballje interesante dhe sfida të forta, ku si kryendeshje shihet përballja mes Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 20:45.
Drita do të luajë ndaj Drenicës, ky takim do të shtyhet, pasi Drita në mesjavën e ardhshme udhëton në Luksemburg.
Prishtina e Re kërkon të tregojë forcën e saj sërish, kësaj radhe ndaj Ferizajt, ndërsa Ballkani pret Malishevën.
Në një tjetër ndeshje të fortë, Dukagjini do të sfidojë Gjilanin, në një duel të fortë, siç dinë të zhvillojnë këto ekipe.
Tifozët mund të presin emocione, gola dhe momente vendimtare, ndërsa skuadrat do të luftojnë për të marrë avantazhin e parë në këtë sezon të Superligës.