
Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, e ka hapur me sukses sezonin e ri të Serie A, duke marrë një fitore solide në udhëtim ndaj Sassuolos me rezultat 2:0.
Skuadra e trajnerit Antonio Conte kaloi në epërsi falë golit të mesfushorit skocez, Scott McTominay, i cili shënoi në pjesën e parë.
Në vazhdim, Kevin De Bruyne vulosi fitoren me një realizim nga goditja e dënimit, duke mos i lënë hapësirë reagimi vendasve.
Pas këtij triumfi, Napoli dërgon sinjal të qartë se synon të mbrojë titullin edhe këtë sezon.
Për napolitanët nga minuta e parë luajti edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Nga ora 20:45, Serie A do të ofrojë dy sfida tjera: Milani pret Cremonesen, ndërsa Roma përballet me Bolognan.
