
Me derbin e Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të mbyllet xhiroja e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Dy rivalët e përjetshëm të qytetit do të përballen nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në një duel që pritet të sjellë shumë emocione dhe luftë sportive.
Pavarësisht se kanë bërë përforcime të rëndësishme gjatë verës dhe janë cilësuar si skuadra pretendente për titull, të dy ekipet nuk e kanë nisur mirë sezonin.
Gjilani aktualisht mban vendin e fundit në renditje me vetëm shtatë pikë pas shtatë ndeshjeve, ndërsa Drita ndodhet në pozitën e tetë me një pikë më shumë.
Kjo e bën fitoren jetike për të dyja skuadrat, të cilat do të kërkojnë me ngulm tri pikët për të dalë nga kriza dhe për të rikthyer besimin e tifozëve të tyre.