Drita jo vetëm për histori – miliona euro në lojë

Drita
Drita

Nëse Drita arrin të sigurojë kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s, klubi gjilanas jo vetëm që do të shkruante histori për futbollin kosovar, por do të siguronte edhe përfitime të mëdha financiare.

Sipas rregullave të UEFA-s, vetëm pjesëmarrja në fazën e grupeve garanton një shumë prej 3 milionë e 170 mijë eurosh.

Përveç kësaj, Drita do të zhvillonte gjashtë ndeshje ndaj gjashtë kundërshtarëve të ndryshëm, ku çdo rezultat pozitiv do të shoqërohej me shpërblime shtesë.

Çdo fitore do t’i sillte klubit plot 400 mijë euro.

Çdo barazim do të vlente 133 mijë euro.

Pra, përveç shumës fikse, Drita ka mundësinë që përmes rezultateve të mira të rrisë ndjeshëm përfitimet financiare, të cilat do të ishin një injeksion i madh për klubin dhe një ndihmë e jashtëzakonshme për zhvillimin e futbollit kosovar në përgjithësi.