Drita pret shortin e Ligës së Konferencës – në vazon e katërt, në mesin e më të mirëve të Evropës

Drita
#post_seo_title

Skuadra nga Gjilani, Drita, është gati të njohë kundërshtarët e saj të radhës në Ligën e Konferencës. Shorti i fazës së grupeve hidhet nesër dhe klubi kosovar ndodhet në vazon e katërt, krahas emrave si AEK Athens, Aberdeen, Zrinjski Mostar e Lincoln Red Imps.

Ky është një tjetër moment historik për Dritën, e cila vazhdon ta forcojë reputacionin e saj në arenën ndërkombëtare. Pas pjesëmarrjeve të mëhershme në kualifikime, Drita bëhet skuadra e dytë nga Kosova, pas Ballkanit, që për dy vite radhazi kishte arritur deri në fazën e grupeve të një gare evropiane.

Me një koeficient prej 9.000, Drita do të përballet me skuadra potencialisht të forta nga vazo më të larta, si Fiorentina, AZ Alkmaar, Slovan Bratislava apo Rapid Viena. Pavarësisht sfidave që e presin, klubi ka treguar vazhdimësi dhe pjekuri në ndeshjet ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet futbollin kosovar.

Lista e plotë e vazove për shortin përfshin emra të njohur nga kampionatet elitare evropiane, përfshirë klube nga Anglia, Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca. Kjo e bën konkurrencën edhe më të ashpër, por njëkohësisht edhe më interesante për fansat.

Vazot për shortin e Ligës së Konferencës:

Vazo 1

  • Fiorentina (Itali) – 62.000

  • AZ Alkmaar (Holandë) – 54.500

  • Slovan Bratislava (Sllovaki) – 33.500

  • Rapid Wien (Austri) – 32.250

Vazo 1/2

  • Sparta Prague (Çeki) – 29.500

  • Dynamo Kyiv (Ukrainë) – 23.500

Vazo 2

  • Crystal Palace (Angli) – 23.039

  • Lech Poznań (Poloni) – 19.000

  • Rayo Vallecano (Spanjë) – 18.890

  • Shamrock Rovers (Irlandë) – 17.875

Vazo 2/3

  • Omonia (Qipro) – 17.375

  • Mainz 05 (Gjermani) – 17.266

Vazo 3

Vazo 3/4

  • Celje (Slloveni) – 14.000

  • Rijeka (Kroaci) – 12.000

Vazo 4

  • Zrinjski Mostar (Bosnje e Hercegovinë) – 10.000

  • KuPS (Finlandë) – 10.000

  • Lincoln Red Imps (Gjibraltar) – 10.000

  • AEK Athens (Greqi) – 9.500

  • Aberdeen (Skoci) – 9.500

  • Drita (Kosovë) – 9.000

Vazo 4/5

  • Breiðablik (Islandë) – 9.000

Vazo 5

  • Sigma Olomouc (Çeki) – 8.820

  • Samsunspor (Turqi) – 8.780

  • Raków Częstochowa (Poloni) – 8.000

  • AEK Larnaca (Qipro) – 7.500

  • Shkëndija (Maqedonia e Veriut) – 7.500

Vazo 5/6

  • BK Häcken (Suedi) – 7.000

Vazo 6

  • Lausanne Sport (Zvicër) – 6.725

  • Universitatea Craiova (Rumani) – 6.500

  • Hamrun Spartans (Maltë) – 6.000

  • Noah (Armeni) – 5.500

  • Shelbourne (Irlandë) – 2.993