Dy humbje e një barazim, Dukagjini mbyll përgatitjet në Bansko duke luajtur 2:2 me Feronikelin!

Dukagjini po vazhdon përgatitjet për sezonin në Superligë, ndërsa Feronikeli po përgatitet për garat në Ligën e Parë – që të dyja në Bansko të Bullgarisë.

Të dy skuadrat zhvilluan ndeshje miqësore në Bansko, ku rezultati përfundimtar ishte 2-2.

Për Niklin shënuan Arbios Thaçi dhe Shpresim Zogu, ndërsa për skuadrën nga Klina realizuan Eldonit Shaqiri dhe Valentin Hoti.

Kjo ishte ndeshja e tretë dhe e fundit miqësore për Dukagjinin në Bansko.

Më parë ata u mposhtën 3-1 nga Vihren Sandanski dhe 4-1 nga Prishtina e Re.

Këto ndeshje shërbejnë për të rritur formën fizike dhe taktike të lojtarëve para fillimit të kampionatit dhe për të provuar ide të reja nga trajnerët.