
Kristjan Asllani do ta vazhdojë karrierën te Torino, por ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga klubi i Serie A.
Edhe pse vizitat mjekësore janë kryer dhe marrëveshja mes palëve është arritur, zyrtarizimi mungon.
A po e pengon Interi këtë hap final?
Kujtojmë që të hënën zikaltërit përballen me Torinon dhe pritej që mesfushori i Kombëtares të debutonte pikërisht ndaj ish-ekipit të tij.
Megjithatë, kjo duket e vështirë për shkak të mosformalizimit të dokumenteve mes dy klubeve.
Sipas “Toro Zone”, pritet të kalojnë edhe disa orë para se të vijë konfirmimi zyrtar.