Edhe një prezantim nga KF Prishtina e Re, një tjetër futbollist i ri bashkohet ekipit

Rion Rushiti
Rion Rushiti

Mesfushori ofensiv i majtë, Rion Rushiti (21 vjeç), është përforcimi më i ri i Prishtinës së Re.

Rion Rushiti
Rion Rushiti prezantohet nga Drejtori sportiv, Shpëtim Babaj

Debutues në Superligën e Kosovës. Futbollisti erdhi nga Ramiz Sadiku, një skuadër e Ligës së Parë, dhe sot u prezantua zyrtarisht me klubin e ri.

Rushiti nuk ka përvojë më parë në Superligë, ndërsa përpara se të luante për Ramiz Sadikun, ka qenë pjesë e FC KEK-ut.

Të gjitha më të rejat nga KF Prishtina e Re

https://kerlacki.com/category/futboll/kf-prishtina-e-re/

Rion Rushiti
Rion Rushiti me fanellën e KEK-ut