Në një nga ndeshjet më dramatike të këtij edicioni të ProCredit Superligës në basketboll, Rahoveci 029 arriti një fitore të madhe ndaj Vëllaznimit me rezultat të ngushtë 81:80 (22:21, 17:17, 18:17, 24:25), në xhiron e pestë të kampionatit.
Çereku i fundit ishte një përballje e vërtetë nervash, ku asnjëra skuadër nuk arriti të krijojë epërsi të qartë. Megjithatë, dy sekonda nga fundi, Eliot Peci me një lëvizje të zgjuar realizoi dy pikët vendimtare për rezultatin 81:79. Në sekondat e fundit, Vëllaznimi arriti të shënojë vetëm një pikë nga gjuajtjet e lira, duke e përmbyllur ndeshjen me 81:80.
Te Rahoveci 029 u dallua Kentrell Pullian me 25 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime, ndërsa për Vëllaznimin performancë të mirë dhanë Marques Warrick me 19 pikë dhe Leo Colimerio me 18.
Pas kësaj fitoreje, Rahoveci 029 ngjitet në vendin e katërt me bilanc prej dy fitoreve dhe tri humbjesh, ndërsa Vëllaznimi mbetet me një fitore dhe katër humbje.
| # | Ekipi | Ndeshjet | Fitoret | Humbjet | Shënuara | Pranuara | Kosh Diferenca | Pikët |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Bashkimi | 5 | 5 | 0 | 461 | 374 | +87 | 10 |
| 2 | GO+Peja | 5 | 5 | 0 | 440 | 414 | +26 | 10 |
| 3 | Sigal Prishtina | 5 | 3 | 2 | 427 | 426 | +1 | 8 |
| 4 | Rahoveci 029 | 5 | 2 | 3 | 397 | 410 | -13 | 7 |
| 5 | Trepça | 4 | 2 | 2 | 331 | 329 | +2 | 6 |
| 6 | Golden Eagle Ylli | 5 | 1 | 4 | 360 | 377 | -17 | 6 |
| 7 | Vëllaznimi | 5 | 1 | 4 | 407 | 455 | -48 | 6 |
| 8 | Bora | 4 | 0 | 4 | 338 | 376 | -38 | 4 |