
Mario Ilievski sulmuesi i ri i skuadrës
Përforcimi i ri i klubit të futbollit Prishtina,nga CSKA 1948 prej kampionatit bullgar.
Ilievski ka treguar potencial të spikatur si një sulmues i aftë dhe i vendosur, duke lënë gjurmë në ekipet ku ka luajtur më parë në Bullgari, Hungari, si dhe në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, thuhet në deklaratën e FC Prishtina.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferim. Prishtina është një klub i madh, dhe ndihem krenar që jam pjesë e saj. Premtoj se do të jap gjithçka nga vetja në çdo ndeshje, për të luftuar për titullin dhe për t’u rikthyer në garat evropiane,” ka deklaruar Ilievski për uebfaqen zyrtare të bardhekaltërve.
Ilievski, në edicionin e fundit me skuadrën bullgare ka regjisruar 36 paraqitje zyrtare, 7 gola të shënuar dhe 3 asistime.
